UBT News

Dogana e Kosovës sekuestron 1970 veshmbathje të falsifikuara të markave të njohura

Dogana e Kosovës në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot ka konfiskuar disa mallra të falsifikuara kinse të markave të njohura, të cilat ishte tentuar të futen në Kosovë, transmeton UBT News.

“Nën mbikëqyrje doganore dhe nën përgjegjësin e bartësit të së drejtës janë asgjësuar mallrat “tekstil dhe atlete” të markave të njohura; “Zara”, “Adidas”, “Nike”, “Hugo Boss”, “Lacoste”, “Chanel”, “Puma”, “Prada”, “Gucci”, “Gant”, “Polo Ralph Lauren” dhe “Tommy Hilfiger”, mallra këto të konfirmuara nga bartësi i së drejtës se janë të falsifikuara. Sasia e mallrave të asgjësuar është 1970 copë”, shkruan në njoftimin e tyre./UBTNews

Njoftimin origjinal mund ta shihni në linkun poshtë:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5012367892128595&id=307980995900665

Exit mobile version