UBT News

​Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në aeroport

Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë kontrollit doganor derisa ka ndaluar një udhëtar në fluturimin Prishtinë-Londër, në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, ku theksohet se këta boksa përmbanin gjithsejtë 28 mijë e 800 copë cigare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Dogana ka shtuar se malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar.

Exit mobile version