Dogana e Hungarisë ka gjetur 23 kilogramë marihuanë në speca turshi në autobusin nga Kosova. Dogana ka publikuar një video në Facebook, teksa u bë e ditur se sasia e bimëve narkotike është në vlerë prej 58 milionë euro.
“Personeli ynë ka gjetur më shumë se 23 kilogramë marihuanë, deri sa po kontrollonte autobusin nga Kosova në Röszke. Dy shoferët dhe 24 pasagjerët nuk deklaruan mallra e tyre doganore”, njofton Dogana e Hungarisë./UBTNews