UBT News

Do të ribëhet “The Bodyguard”, filmi i Whitney Houston, kush do ta zëvendësojë artisten e ndjerë?

Këngëtarja e ndjerë Whitney Houston njihet më së miri si këngëtarja e hiteve “I wanna dance with somebody” dhe “Saving all my love for you”. Por në vitin 1992, ylli shkëlqeu në një film me Kevin Soctner “The Bodyguard”, për të cilin realizoi këngën “I will always love you”.

Të mërkurën “Variety” raportoi se ky film do të ribëhet nga dramaturgu Matthew Lopez, dramaturgu i filmit “The Inheritance”.

Filmi flet rreth një ish-agjenti rekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Frank Farmer (Kevin Costner) që angazhohet si sigurim i një këngëtareje Rachell Marron (Whitney Houston). Ata dashurohen mes vete.

Filmi i ri po frymëzohet nga drama romantike e Whitney dhe Kevin. Projekti i ri filmik u diskutua qysh nga viti 2011, por ende s’u finalizua. Kasta e aktorëve nuk do ta ketë të lehtë, meqë Houston jo vetëm që ishte e mrekullueshme në skenë, por kishte edhe një zë magjik.

U mendua që rolet kryesore t’i kenë Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson. Pastaj u përmend emri i Channing Tatum dhe Cardi B.

E së fundmi fansat në rrjete sociale po ushtrojnë presion që Beyonce ose Rihanna të jenë në rolin kryesor krah Ryan Reynolds./UBTNews

Exit mobile version