Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump paralajmëroi se në rast se rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor, ajo mund të rrezikojë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në një konflikt të përmasave globale.
“Ajo do të na fut në një Luftë të Tretë Botërore të garantuar sepse ajo është tepër e paaftë për të bërë punën”, tha Trump.
Trump shprehu dyshime mbi aftësitë e Harris për të manovruar diplomatikisht me liderë si presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, duke theksuar se bota ndodhet në një periudhë të tensionuar dhe se rreziku për një konflikt global nuk ka qenë kurrë më i lartë.
Në fjalimin e tij, Trump premtoi se, nëse zgjidhet president, do të angazhohet për të shmangur një luftë të tillë dhe për të garantuar sigurinë ndërkombëtare./UBTnews/