UBT News

Do të ju befasojë, ky vend i rajonit e ka pagën mesatare më të lartë

Paga mesatare dallon nga vendi në vend, por rroga mujore neto e dërguar për punonjës në gusht në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE-së nga rajoni, ishte 1.324 euro, që është 11,8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Paga mesatare në maj të vitit 2024 në Mal të Zi ishte 832 euro, që është 4,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kurse, në Serbi, kjo pagë mesatare është 96.649 dinarë serbë apo 824 euro, njoftoi Enti Republikan i Statistikave, paga mesatare është më e lartë për 14,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Paga mesatare neto e paguar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë gushtit të këtij viti është 1.392 marka të konvertueshme ose 708 euro, që është rënie prej 0,8% krahasuar me korrikun e të njëjtit vit.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut tregojnë se paga mujore neto e paguar për punonjës, në gusht 2024, është 41.097 denarë (668 euro), kjo do të thotë se paga mesatare neto është 12,9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Përndryshe, në vendet e rajonit Kosova ka pagën mesatare më të ulët dhe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, është 570 euro. /UBTNews/

Exit mobile version