Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi të mërkurën se lufta në Gaza nuk do të përfundojë së shpejti.
“Jemi në luftë të ashpër. Do të jetë luftë e gjatë. Kemi arritje të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme”, deklaroi ai.
Udhëheqësi izraelit përmendi edhe humbjet që forcat izraelite kanë pësuar qëkur Izraeli i shpalli luftë grupit militant Hamas pas sulmeve të tij terroriste në Izraelin jugor më 7 tetor.
“Ne do të vazhdojmë derisa ta përmbushim misionin – do të vazhdojmë drejt fitores”, deklaroi Netanyahu./UBTNews/