Kostoja e vlerësuar e përpjekjeve të rindërtimit në Ukrainë ka arritur në 411 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të përditësuar nga Banka Botërore.
Kjo është 2.6 herë më shumë se PBB-ja e vlerësuar e vendit në vitin 2022. Këtu përfshihen rreth 135 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta – kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë, sipas bankës.
Pjesa më e madhe e dëmeve është përqendruar në rajonet lindore të vijës së parë, duke përfshirë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.
Vlerësimi mbulon dëmet e shkaktuara në periudhën njëvjeçare pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Kostoja e rindërtimit është një vlerësim i përbashkët i bërë nga qeveria e Ukrainës, Grupi i Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara./UBTNews/