UBT News

“Do të bëhesh Napoleon”- Përplasja Putin-Maron, reagimet dhe deklaratat e ashpra

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se retorika bërthamore e presidentit francez, Emmanuel Macron, shihet nga Moska si një kërcënim i drejtpërdrejtë.

Nëse ai (Macron) na konsideron si një kërcënim, thërret një takim me shefat e shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, dhe flet për nevojën e përgatitjes për përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë, atëherë kjo është padyshim një kërcënim,” tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë me homologun e tij nga Zimbabve, Amon Murwira.

Lavrov argumentoi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të përfundojë shpejt nëse ndërpriten furnizimet me ndihmë ushtarake perëndimore për Kievin. Ai gjithashtu paralajmëroi se vendosja e kontingjenteve ushtarake evropiane në Ukrainë do të ishte e barasvlershme me një përballje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe vendeve të BE-së.

Nuk ka asnjë hapësirë për kompromis në këtë çështje,” theksoi ai, duke krahasuar një skenar të tillë me praninë e NATO-s në Ukrainë.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi fjalimin televiziv të Macronit si “jashtëzakonisht konfrontues” dhe tha se ai nuk i përshtatet një lideri që synon paqen.

Përkundrazi, nga ato që u thanë, mund të konkludohet se Franca po mendon më shumë për vazhdimin e luftës,” tha Peskov në një konferencë për shtyp. Ai gjithashtu kritikoi mungesën e referencave të Macronit për zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të Rusisë dhe nevojën e Moskës për masa hakmarrëse.

Sa i përket mundësisë së dërgimit të paqeruajtësve evropianë në Ukrainë pas një armëpushimi, Peskov tha se Moska e ka një qëndrim “absolutisht të qartë” kundër një skenari të tillë.

Gjithashtu, Kremlini u shpreh dakord me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se konflikti në Ukrainë është një luftë ndërmjetëse mes Moskës dhe Uashingtonit dhe duhet të marrë fund. Sipas Peskovit, ky vlerësim është në përputhje me qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe vetë Putin e krahasoi Macronin me Napoleonin, por i kujtoi si përfundoi “kampanja franceze” për pushtimin e Rusisë.

Duke folur në një takim me anëtarët e Fondacionit “Mbrojtësit e Atdheut” në Moskë, Putin tha: “Kishte një bisedë për Smolenskun dhe muzeun që nga koha e pushtimit të Napoleonit. Disa ende dëshirojnë të kthehen në ato ditë, duke harruar se si përfundoi”, tha ai.

Macron iu përgjigj ashpër paralajmërimeve të Kremlinit. Në një fjalim solemn të mërkurën, Macron paralajmëroi kombin francez se Rusia po armatosej shpejt pas pushtimit të Ukrainës dhe mund të sulmonte më shumë shtete nëse nuk do të ndalohej fuqishëm, përfshirë me mburojën bërthamore franceze.

Unë e njoh mirë Presidentin Putin. Nëse ai reagon kështu, është sepse ai e di që ajo që thashë është e vërtetë”, i tha Macron gazetarëve në një samit të BE-së në Bruksel. “Ai po bën një gabim historik: Napoleoni bëri pushtime. E vetmja fuqi imperialiste që shoh në Europë tani është Rusia”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar rus në mërgim në Francë.

Exit mobile version