UBT News

DnV: Mbi 37% e qytetarëve me të drejtë vote kanë dalë në zgjedhje

Koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në veprim njofton se të drejtën e votës deri më tani e kanë shfrytëzuar mbi 37% e qytetarëve në nivel vendi.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 16:00, kanë votuar 37,3% e qytetarëve, krahasuar në të njëjtën periudhë kohore më vitin 2019 është më e lartë.

Prishtina dhe Peja janë ndër komunat me shumicë shqiptare me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje, ndërsa komunat me shumicë serbe kanë përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje deri më tani./UBTNews

Exit mobile version