Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencë e parë për media në ditën e zgjedhjeve, ku nga kjo organizatë u tha se kanë angazhuar 500 vëzhgues që do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor.
Sipas Ismet Kryeziut, 3% e vend votimeve janë hapur me vonë, ndërsa në 95% të tyre janë duke u respektuar masat anti-Covid.
“DnV është e angazhuar me 500 vëzhgues të sistemuar në 500 vendvotime të mbështetur me 50 ekipe mobile e 60 vullnetarë”, ka thënë fillimisht ai.
“93 për qind e vend votimeve janë hapur me kohë kurse 3 për qind janë hapur pas orës shtatë ku ka munguar materiali i duhur. Respektimi i masave kundër Covidit në 95 për qind të qendrave po respektohen. 97 për qind janë të pajisur më maska”, ka vazhduar Kryeziu.
“Qasja e personave me aftësi të kufizuar e garantuar me kushtetutë, edhe këtë vit rreth 30 për qind e qendrave nuk respektojnë kushtet minimale. Kemi matur edhe pjesëmarrjen e grave në këshillat e vendvotimeve ku për dallim nga viti 2019 ku kishim 35 për qind gra këtë vit kemi rënie me 31 për qind”, ka thënë Ismet Kryeziu nga DnV.