Kompania DJI ka prezantuar modelin më të ri të gimbalit për telefona inteligjentë, Osmo Mobile 8, i cili sjell disa përmirësime të rëndësishme në krahasim me versionet e mëparshme.
Pajisja ofron lidhje direkte me telefonin, si dhe një modul të ri ndjekjeje, që e bën përdorimin më të lehtë dhe më efikas.
Osmo Mobile 8 mbështetet në teknologjinë e stabilizimit me tre boshte, por tani ofron edhe rrotullim horizontal 360 gradësh, duke mundësuar realizimin e videove dhe fotografive panoramike të buta, madje edhe gjatë ndjekjes së një subjekti në lëvizje.
Pajisja përfshin shkop të integruar zgjatues, që mundëson xhirime nga kënde të ulëta falë përkuljes përpara të shtyllës. DJI ka përmirësuar edhe modulin e ndjekjes, i cili tani ofron ndjekje të integruar, regjistrim zëri dhe dritë me ndriçim e temperaturë ngjyrash të rregullueshme.

Sipas kompanisë, bateria e Osmo Mobile 8 mund të zgjasë deri 10 orë, ndërsa pajisja mund të karikojë telefonin përmes portës USB-C.
Kapësa magnetike e gjeneratës së katërt është bërë më e fortë, duke mbështetur edhe telefonat me module kamerash më të mëdha e më të rënda. Osmo Mobile 8 mbështet ActiveTrack 7.0, versionin më të fundit të sistemit të ndjekjes së DJI, i cili ofron saktësi më të lartë.
Përdoruesit mund të aktivizojnë ndjekjen me dy kamera përmes DJI Mimo, duke krijuar mundësi të reja për krijuesit e përmbajtjes.
Në Kinë, çmimi i DJI Osmo Mobile 8 është 125 dollarë, paketa përfshin kapësen magnetike OM Magnetic Phone Clamp 4, modulin multifunksional për ndjekje, kabllo karikimi dhe pajisje tjera shtesë.
Për ata që kërkojnë më shumë, ofrohet edhe Vlog Set me çmim 140 dollarë. /A.Z/UBT News/
