UBT News

Djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj, Çeku: Ky është krim, objekti do të restaurohet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka quajtur sot krim përfshirjen nga zjarri të objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Ai ka potencuar se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet.

“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ministri ka shtuar se metodat e “porositë mafioze nuk na ndalojnë”.

Përveç dëmeve, nuk është raportuar për të lënduar.

Exit mobile version