UBT News

Dje e takoi Netanyahun, Blinkeni sot bisedon me presidentin palestinez

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë bisedime sot me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Washtingtoni shpreson se Abbas mund të qeverisë Gazën pas përfundimit të luftës së Izraelit me Hamasit.

Blinkeni është në vizitën e tij të katërt të krizës në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës, ai u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën në Tel Aviv, raporton The Guardian.

Ndërkohë, pallati mbretëror i Jordanisë tha se Mbreti Abdullah II do të presë presidentin palestinez dhe presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të mërkurën për bisedime mbi Gazën, duke përfshirë përpjekjet për të “shtyrë për një armëpushim të menjëhershëm”.

Exit mobile version