Djathi është një ushqim i pasur në vlera dhe i mirë për organizmin nëse konsumohet pa e tepruar. Ai është i pasur me kalcium, një mineral i nevojshëm për kockat.
Djathi përmban gjithashtu proteinë e cila i nevojitet organizmit.
Djathi nxit dhe përmirëson gjumin por nga ana tjetër për shkak të yndyrës ai mund të shkaktojë probleme me tretjen.
Nëse e konsumoni direkt para gjumit, yndyrnat tek djathi mund të prishin cilësinë e tij.
Një studim i fundit britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, arriti në konkluzionin se ngrënia e djathit rreth 1 orë përpara fjetjes, ndihmon që t’ju zerë gjumi më lehtë.
Roli i djathit tek gjumi i atribuohet një amino acidi të njohur si triptofan.
Ky amino acid përdoret nga organizmi për prodhimin e hormonit serotoninë që rregullon humorin, e qetëson njeriun dhe përshpejton ardhjen e gjumit./AgroWeb.org