UBT News

Në Prizren djali ther për vdekje babanë

Një person në Prizren e ka therur për vdekje babanë e tij. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj njoftoi se është arrestuar 30-vjeçari nga Prizreni.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren – Veri se në lagjen Dardani, rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M.H. rreth 30 vjeçar, i cili ka sulmuar prindin e tij me thikë”, njoftoi Osmanollaj. /UBTNews

Exit mobile version