Një burrë ka raportuar dje në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij në Viti.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë.”, ka informuar Policia.