Pesë ditë, afërsisht 102 orë tërmeti goditi në Turqi, punonjësit e shpëtimit nxorën një familje gjashtë anëtare, prindërit dhe katër fëmijët e tyre, nga shtëpia e tyre e shembur në katin e parë në Iskenderun.
Furkan Oktay qau teksa qëndronte në turmë duke parë nënën e tij, Yasemin Oktay, të nxirrej e para, pastaj motra e tij 17-vjeçare Dilan Oktay. Furkan ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk ishte në shtëpi kur ndodhi tërmeti.
Babai i tij, Kadri Oktay, ishte i treti që u shpëtua, dhe ai i bëri me dorë turmës së mbledhur dhe punonjësve të shpëtimit ndërsa e çuan me barelë në një ambulancë.
Anëtari më i ri i familjes, 14-vjeçari Arda Oktay, ishte i katërti që u shpëtua, pastaj motrat e tij më të mëdha – Zilan Oktay 22-vjeçare dhe Helin Oktay 24-vjeçare./UBTNews/