Djali i Ramzan Kadyrov, liderit të rajonit rus të Çeçenisë, nuk do të hetohet për rrahjen e një të burgosuri sepse i njëjti është vetëm 15 vjeç, raportojnë mediat ruse.
I burgosuri, Nikita Zhuravel, akuzohej për djegien e Kuranit.
Videoja që qarkulloi në rrjetet sociale tregonte një të ri duke grushtuar dhe shkelmuar një burrë i cili ishte ulur në një karrige përpara se ta shtrinte në dysheme dhe ta godiste në kokë.
Kadyrov tha se ishte krenar për djalin e tij Adamin për marrjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së fesë së tij për të rriturit” dhe e shpërndau vetë videon.
I burgosuri ishte ankuar për sulmin në gusht te Avokati i Popullit i Rusisë për të drejtat e njeriut.
Por faqja e medias ruse Baza, e cila ka lidhje të ngushta me shërbimet ruse të sigurisë, tha se ministria e brendshme çeçene kishte refuzuar të hapte një çështje sepse Adam Kadyrov ishte nën 16 vjeç, në moshën e përgjegjësisë penale./UBTNews/