UBT News

Djali i Komandant Lleshit, Levent Qazimi kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Kryesia e partisë Alternativës për Ndryshim në Luginë të Preshevës ka zgjedhur Levent Qazimin, djalin e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, për kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Serbi.

Zgjedhjet për Këshill Kombëtar në Serbi janë shpallur dhe do të mbahen më 13 nëntor të këtij viti.

Levent Qazimi përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se është privilegj dhe përgjegjësi mandatimi nga partia APN.

“Ky vendim i organit më të lartë partiak do të thotë se jam nominuar edhe si kandidat potencial për kryetar të kësaj instance reprezentative të shqiptarëve. Me anë të kësaj paraqitje para opinionit, falënderoj përzemërsisht të gjitha strukturat partiake të cilët më kanë besuar këtë detyrë e cila për mua paraqet privilegj, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi të madhe”, ka shkruar Qazimi.

Deri më tani, vetëm APN ka shpallur kandidaturën për KKSh./UBTNews/

Exit mobile version