Në media u raportua mbrëmë se djali i Haxhi Shalës, deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u emërua Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.
Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj duke iu referuar asaj që Shala kishte votuar pro formimit të Qeverisë Hoti pas vizitës që ia kishin bërë në Malishevë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se kjo vizitë e tyre do t’i kushtojë shumë shtetit.
“Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon? Maksimumi 2 euro. Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro. Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro”, shkroi ai në Facebook.
Sipas tij, përfitimet e djalit të Shalës do të jenë mbi 160 mijë euro./UBTNews