Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., nga komuna e Ferizajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”,.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku i dyshuari B.R. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme për çështje pronësore me viktimën – djalin e axhës së tij, I.R., e ka privuar këtë të fundit nga jeta me armë zjarri.
“Ngjarja ka ndodhur pasi të dyshuarit i ishte përplasur me viktimën në rrugën e fshatit, ku pas një fjalosjeje verbale, B.R. ka nxjerrë armën e tipit ZIG 14 TISAS dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit. Viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Qendrën Emergjente të Ferizajt, si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh që nga mbrëmja e 15 shtatorit, me vendim të Prokurorit të Shtetit”, thuhet nw njofitm.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim./D.B/KP