Programi Dizajn i Integruar në UBT, është një nga programet më të veçanta që gërsheton artin, kulturën, kreativitetin dhe mendimin kritik, me qëllim për të nxjerrë kuadro të reja, të cilat i japin shumë skenës së artit në Kosovë dhe më gjerë, dhe plotësojnë boshllëqet nëpërmes veprave të tyre profesionale dhe të përkryera.
Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, do të përgatiten nga një staf akademikësh, të cilët janë të profesionalizuar në fushën e dizajnit dhe të artit, duke përforcuar dhe përfituar njohuri të reja rreth profesionit, por edhe duke dëgjuar dhe mësuar nga përvojat e tyre jetësore.
UBT ofron për të gjithë studentët e këtij programi infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, duke iu mundësuar atyre të ndërlidhin lëndët teorike dhe praktike, si dhe me qëllim të lehtësimit të përgatitjes së veprave të tyre përgjatë studimeve, vepra të cilat do të promovohen dhe mbështeten nga stafi i UBT-së dhe publiku i gjerë.
Përmes ekspozitave, vizitave studimore, ligjëratave nga artistë e kuratorë të profesionalizuar, si dhe nga shkëmbimi i ideve dhe mendimeve kreative, studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar do të kenë mundësi të aftësohen dhe të zhvillohen në këtë fushë, duke i bërë edhe të gatshëm për t’u përfshirë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Ajo që e dallon Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, nga fakultetet e tjera në Kosovë dhe rajon është aplikimi dhe integrimi në sistemin akademik i teknologjive të Realitetit Virtual (Virtual Reality) dhe Realitetit të Shtuar (Augmented Reality), duke i shndërruar studentët në konkurrentë më të fortë në tregun e punës dhe duke i bërë më fleksibil për të lëvizur mes profesioneve e fushave.