UBT News

“Divorci nga bashkëshortja ishte një gabim”, Melinda reagon ndaj deklaratës së Bill Gates-it

Melinda French Gates nuk e sheh divorcin e saj nga Bill Gates-i si lëvizje të gabuar. Themeluesja e Pivotal Ventures ka reaguar ndaj deklaratës së ish-bashkëshortit të saj i cili është shprehur se divorci nga Melinda ka qenë një gabim.

Filantropistja e cila ndan fëmijët  Jennifer Gates Nassar , 28,  Rory Gates , 25 dhe  Phoebe Gates ,  22, me bashkëthemeluesin e Microsoft-it, shtoi se shkëputja e martesës së saj ishte një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që ajo ka bërë në jetë.

Reagimi i Melinda-s vjen pasi Bill pranoi se përfundimi i martesës së tij 27-vjeçare në 2021 është “në krye të listës” së gabimeve më të mëdha në jetën e tij.

 “Ka të tjera, por asnjë nuk ka rëndësi,” tha ai për The Times në një intervistë të botuar më 25 janar. “Divorci ishte i mjerueshëm për mua dhe Melindën për të paktën dy vjet”.

Exit mobile version