Hyundai ka prezantuar konceptin e një makine të re, që më shumë i ngjan një dhome ndenjeje.
Kompania koreano-jugore e automobilëve e cilëson makinën SEVEN si një “hapësirë inovative me rrota”.
Brenda saj ka një frigorifer të vogël, një monitor shumë të madh dhe vend për të lënë këpucët.
SEVEN është dizenjuar duke pasur parasysh pandeminë. Sipas Hyundai, ambienti është “shumë higjienik” dhe copa e përdorur në brendësi është antibakteriale, në mënyrë që të gjitha sipërfaqet të qëndrojnë të pastra gjatë gjithë kohës.