Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.
“Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews
