UBT News

Ditët e fundit të Ozzy Osbourne, vajza e tij rrëfen vuajtjet e babait

Aimee Osbourne ka folur për vitet e fundit të jetës së babait të saj, Ozzy Osbourne, gjatë një nga intervistat e saj të rralla.

Ajo u ndal veçanërisht te gjendja e tij shëndetësore, duke kujtuar rënien e parë të babait në shkurt të vitit 2019, e cila e dërgoi atë në spital dhe kërkoi një ndërhyrje kirurgjikale.

Aimee tha se traumës së babait iu shtua një plagë e vjetër nga një aksident në vitin 2003, ku ai kishte thyer qafën, gjë që e bëri shërimin më të vështirë dhe e përkeqësoi gjendjen e tij.

Ozzy po përgatitej për turneun e tij “No More Tours 2”, i cili u anulua dhe, sipas familjes, ishte “dhimbja më e madhe” për të.

Gruaja e Ozzyt, Sharon Osbourne, tha: “Pas tre muajsh e sollëm në shtëpi, por dhimbja nuk po largohej. Ishte e padurueshme.”

Aimee kujtoi se babai i saj kryente vizita të shpeshta për kontrolle mjekësore pas lëndimit dhe operacionit. Intervista e saj është pjesë e dokumentarit “Ozzy: No Escape From Now”, i cili nuk ishte menduar fillimisht si një vepër pas vdekjes së tij.

Ajo shtoi: “Ne jemi rritur duke besuar se mjekët janë disi superhero, edhe pse janë shumë të aftë, disa prej tyre nuk i kanë përgjigjet.”

Ozzy Osbourne ndërroi jetë më 22 korrik në moshën 76 vjeçare, disa javë pas performancës së tij të fundit me Black Sabbath. Dokumentari u krijua për të nderuar jetën dhe karrierën e legjendës së muzikës. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version