UBT News

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, OKB: Vullnetarët e bëjnë botën më të mirë!

Sot, më 5 dhjetor, është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Ky është një moment për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e vullnetarëve në mbarë botën, të cilët japin ndihmën e tyre për të përmirësuar jetën e të tjerëve dhe për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë.

Në mesazhin e tij për këtë ditë të rëndësishme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se vullnetarët janë një pasqyrë e më të mirës së njerëzimit. Ai u shpreh: “Në këtë ditë të rëndësishme, le të marrim frymëzim nga shembulli i tyre dhe le të vendosim të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar në formimin e një bote më të mirë për të gjithë.”

Sipas të dhënave të OKB-së, numri mujor i vullnetarëve të moshës 15 vjeç e lart ka arritur në 862,4 milionë në mbarë botën. Vullnetarizmi vazhdon të jetë një forcë e fuqishme që mbështet shumë sektorë të shoqërisë dhe komunitetit global.

Vullnetarizmi, shumicën e herëve, organizohet në mënyrë informale ndërmjet individëve, me rreth 14.3% të popullsisë globale që merr pjesë në aktivitete vullnetarizmi. Nga ana tjetër, 6.5% e njerëzve në moshë pune angazhohen në vullnetarizëm nëpërmjet një organizate ose shoqate, duke kontribuar në projekte zyrtare dhe struktura të organizuara.

Ndërkohë, edhe pse vullnetarët janë kryesisht burra në organizatat formale, ka një mundësi të madhe që numri i grave që angazhohen në mënyrë informale t’i tejkalojë ata, duke dëshmuar angazhimin e gjithanshëm të komunitetit në këtë fushë.

Në këtë ditë të veçantë, OKB-in dhe shumë organizata të tjera po nderojnë dhe promovojnë rëndësinë e vullnetarizmit si një mjet për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve të qëndrueshmërisë dhe zhvillimit global./UBTNews/

Exit mobile version