Çdo vit, më 8 tetor, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Disleksisë, një ngjarje që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat që përballen ata që vuajnë nga ky çrregullim i zakonshëm të të mësuarit. Disleksia, e cila ndikon në aftësinë e individëve për të lexuar dhe shkruar, është një luftë e vazhdueshme për rreth 20% të popullsisë, që përbën 80% deri në 90% të të gjitha çrregullimeve të të nxënit.
Disleksikët shpesh përballen me vështirësi në lexim dhe shkrim, duke bërë gabime dhe duke luftuar për të përmbushur detyrat që kërkojnë koordinim sy-dorë. Kjo ditë ndihmon në përmirësimin e njohurive mbi këtë çrregullim dhe në promovimin e mënyrave për të menaxhuar sfidat që sjell.
Disleksia u identifikua për herë të parë nga mjekun gjerman Oswald Berkhan në vitin 1881, por emri “disleksia” u formulua nga okulisti Rudolph Berlin në vitin 1887. Berkhan zbuluar ekzistencën e çrregullimit gjatë analizës së rastit të një djali të ri që kishte vështirësi të mëdha në të mësuarit. Duke parë se pacienti ishte intelektualisht dhe fizikisht i shëndetshëm, ai e kuptoi se çrregullimi nuk ishte një rast i izoluar, por një problem më i gjerë.
Disleksia prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit, dhe siç theksohet nga ekspertët, nuk mund të trajtohet vetëm me ilaçe. Përdoren terapitë, metodat inovative për të mësuar dhe kujdesi i vazhdueshëm nga kujdestarët për të ndihmuar individët të menaxhojnë vështirësitë e tyre.
Një nga sfidat kryesore është që disleksikët shpesh keqkuptohen si dembelë ose nxënës të ngadaltë. Kjo sjell stigmatizim dhe pengesa në arsim dhe jetë të përditshme. Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Disleksisë është një mundësi për të adresuar këto çështje, duke nxitur shoqërinë të kuptojë më mirë dhe të mbështesë ata që përballen me këtë çrregullim.
Në këtë ditë, organizatat dhe individë në të gjithë botën angazhohen për të promovuar njohuritë dhe për të ofruar mbështetje për ata që vuajnë nga disleksia, duke theksuar se me ndihmën e duhur, ata mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë./UBTNews/