Për të shënuar Ditën e Presidentit, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka qëndruar në shtëpinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Osmani ka thënë se Pavarësia ishte ideali jetësor i Rugovës.
“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Osmani.
Në pranverën e vitit 1992, u organizuan zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale.
Me një vullnet të madh, shqiptarët dolën për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Rreth 90% e shqiptarëve që kishin votuar, patën vendosur të bënin Ibrahim Rugovën president të parë të Kosovës.
24 maji në Kosovë shënohet si Dita e Presidentit.
Aktualisht vendi udhëhiqet nga Vjosa Osmani, që është presidentja e dytë grua në Republikën e Kosovës.