Në Lojërat Olimpike në Paris Kosova sot do të paraqitet me një tjetër xhudistë e cila synon që të futet në zonën e medaljeve. Bëhet fjalë për Loriana Kukën e cila në luftën e parë do të ballafaqohet me xhudisten Metka Lobnik nga Sllovenia.
Lufta e Lorianës pritet të nis rreth orës 10:00. Dri më tani, Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu atë të bronztën./UBTNews/