UBT News

Dita e dëshmorëve dhe martirëve, Haradinaj: Deçani ishte i pari në shumë procese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e atdheut në Ditën e dëshmorëve dhe martirëve të Deçanit.

Haradinaj poashtu ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e ‘Çetës së Llapit’, heroin Ali Ajeti.

“Në përvjetorin e rënies kujtojmë me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e ‘Çetës së Llapit’, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, duke u shndërruar në frymëzim të luftës kundër pushtuesit”, është shprehur Haradinaj përmes një statusi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Deçani ishte i pari në shumë procese ndër etapa historike për atdheun. Ishte ndër trevat e para që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri.

Po ashtu, në përvjetorin e rënies kujtojmë me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, duke u shndërruar në frymëzim të luftës kundër pushtuesit.

Po në këtë ditë, në vitin 1999, luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u flijuan vetëm pak javë para fitores dhe çlirimit.

Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!

Lavdi!

Exit mobile version