Paraditen e kësaj të hëne në kufirin bjellorus me Ukrainën pritet që të takohen zyrtarët ukrainas dhe ata rusë. Kështu ka bërë të ditur të dielën zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, thuhet në shkrimin e ministrisë në Twitter.
⚡️🇷🇺🇧🇾🇺🇦In Belarus, everything is ready to host Russia-Ukraine negotiations. Waiting for delegations to arrive pic.twitter.com/WSnPMyChwg
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) February 28, 2022
Këto janë bisedimet e para prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit.
Ky takim vie si rezultat i një bisede telefonike mes presidentit ukrainas Zelensky dhe presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.
Ndërkohë që kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka shprehur dyshime për sinqeritetin e presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me hyrjen në negociata me Ukrainën, por ka rënë dakord që është e nevojshme të përpiqet t’i jepet fund këtij agresioni.