Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit e cila simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.
Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale,
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.
Kjo Ditë e njeh televizionin si një medium jetësor në informimin, edukimin dhe ndikimin e opinionit publik, si dhe në nxitjen e komunikimit dhe mirëkuptimit global.
Globalisht data e 21 nëntorit festohet i rezultat i pas shpalljes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të miratuar në vitin 1996./S.K/KP/
