Në Ditën Botërore të Shëndetit 2025, OBSH do të nisë një fushatë njëvjeçare për të promovuar shëndetin e nënës dhe të porsalindurve me moton “Fillime të shëndetshme, e ardhme shpresëdhënëse”. Kjo fushatë ka për qëllim të inkurajojë qeveritë dhe komunitetin e shëndetësisë të intensifikojnë përpjekjet për të eleminuar vdekjet e parandalueshme të nënave dhe të porsalindurve.
Për momentin, rreth 300 mijë gra vdesin çdo vit nga shtatzënia dhe lindja e fëmijëve, ndërsa mbi 2 milionë foshnja humbin jetën në muajin e parë të jetës, dhe një numër i ngjashëm lindin të vdekur. Kjo përkthehet në një vdekje të parandaluar çdo 7 sekonda, sipas të dhënave të OBSH-së. Ndërkohë, katër nga pesë vende janë larg objektivave për përmirësimin e mbijetesës së nënës deri në vitin 2030, ndërsa një në tri vende nuk do të arrijnë objektivat për reduktimin e vdekjeve të porsalindurve.
Fushata do të fokusohet në disa qëllime kyçe, si rritja e ndërgjegjësimit për boshllëqet në mbijetesën e nënës dhe të porsalindurit, mbështetje për investime efektive që përmirësojnë shëndetin e grave dhe foshnjave, dhe inkurajimin e veprimeve kolektive për të mbështetur prindërit dhe profesionistët shëndetësorë që ofrojnë kujdes kritik. Gjithashtu, do të sigurohen informacione të dobishme për shtatzëninë, lindjen e fëmijës dhe periudhën pas lindjes.
Dita Botërore e Shëndetit është një mundësi për të diskutuar çështjet e shëndetit global dhe për të nxitur aksione që mund të shpëtojnë jetë. Ky event është një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila përfshin edhe Kosovën./UBTNews/