10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor.
Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra apo konflikte.
Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.
Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet meqenëse vlerësohet se sot në botë vuajnë nga shqetësimet mendore më shumë se 450 milion njerëz./UBTNews/