UBT News

Dita Botërore e Fëmijëve: 5 mijë e 500 fëmijë të vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza

Dita Botërore e Fëmijëve shënohet çdo 20 nëntor dhe është iniciativë globale që promovon të drejtat e fëmijëve, sigurinë, edukimin, shëndetin dhe lumturinë. Këtë vit, kjo ditë shënohet në mes të luftës së Izraelit në Gaza.

Gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorëve janë fëmijë. Që nga 7 tetori, si pasojë e sulmeve të Izraelit janë vrarë së paku 5 mijë e 500 fëmijë, thonë zyrtarët palestinezë. Kjo do të thotë një fëmijë palestinez vritet çdo dhjetë minuta.

Diku 1 mijë e 800 fëmijë janë ende nën rrënoja, shumica prej tyre konsiderohen të vdekur. 9 mijë e 900 të tjerë janë të plagosur./UBTNews/

Exit mobile version