UBT News

Dita Botërore e Autizmit sivjet shënohet me aktivitete simbolike

Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Ndonëse vitet e mëhershme është shënuar kjo ditë me aktivitete të shumta, sivjet për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 janë organizuar disa aktivitete simbolike me qëllim të sensibilizimit për këtë kategori të shoqërisë.

Rrezarta Musliu, psikologe nga Shoqata e Autizmit të Kosovës, njofton se sivjet një orë e mësimit në shkollat publike iu dedikua autizmit.

Ajo po ashtu njoftoi se kanë organizuar një kampanjë vizuele “I’m blue”, e që detajet më të hollësishme rreth kësaj kampanje i dha në një intervistë për “UBT Media”.

“E kemi një kampanjë vizuele “I’m blue”, me qëllim të sensibilizimit rreth këtij spektri të autizmit. Ju mund të xhironi një lloj klipi me këngën “I’m blue”, dhe me një filter në Instagram që është krejt blue”, tha ajo.

Psikologia njoftoi se kjo formë e kampanjës po gjen përkrahje tek audienca./UBTNews

Exit mobile version