UBT News

Disney heq një episod të “The Simpsons” në të cilin flet për punën e detyruar në Hong Kong

Disney hoqi një episod të “The Simpsons” që flet për “kampet e punës së detyruar” në Kinë nga platforma e saj e transmetimit në Hong Kong.

Episodi që u shfaq për herë të parë në tetor të vitit të kaluar dhe titullohet “One Angry Lisa”, flet për një skenë në të cilën Marge Simpson ndjek një klasë virtuale për biçikletë me një instruktor para një sfondi virtual të Murit të Madh të Kinës. Instruktori thotë: “Shikoni mrekullitë e Kinës. Minierat e Bitcoin, kampet e punës së detyruar ku fëmijët prodhojnë smartfonë dhe romanca”.

Përdorimi i punës së detyruar nga Kina dhe kampet e internimit masiv për të kontrolluar pakicën myslimane ujgure në rajonin e Xinjiang-ut kulmoi me një vlerësim të OKB-së, sipas të cilit veprimet e Pekinit mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit. Megjithatë Kina hedh poshtë çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut në Xinjiang.

Episodi nuk është më i disponueshëm në platformën Disney+ në Hong Kong.

Kjo është hera e dytë që platforma akuzohet për autocensurë në Hong Kong. Në vitin 2021, thuhet se publikoi një episod të “The Simpsons” që i referohej sheshit Tiananmen, vendi ku u krye masakra brutale kundër protestuesve pro-demokracisë në Pekin në vitin 1989./UBTNews/

Exit mobile version