UBT News

Diskutohet për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Presidenti Hashim Thaçi u takua sot me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën kanë biseduar rreth mundësisë së organizimit të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Presidenti Thaçi kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkaq Mitrovica e Veriut ka mbetur pa kryetar që nga fillimi i qershorit, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Avdullah Hotit./UBTNews

Exit mobile version