Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi ka zhvilluar një takim me homologun nga Maqedonia e Veriut, Artan Grubi, takim në të cilin u diskutua për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm në Shkup.
Balaj-Halimaj përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se u dakorduan edhe për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen.
“Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare.Poashtu do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews
Sapo përfunduam një takim jashtëzakonisht përmbajtësor në Shkup, me zv-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,…
Posted by Albulena Balaj Halimaj on Wednesday, December 16, 2020