UBT News

Diskutohet për formalizimin e njohjes nga Izraeli

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi një takim bilateral me Robert Greenway, zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve, me të cilin ka diskutuar për marrëveshjen historike të arritur në Washington më 4 shtator, dhe për implementimin e saj.

Mes tjerash u diskutua edhe për formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.

“Diskutuam në veçanti pikat e marrëveshjes që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të MPJD-së, specifikisht formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.E njoftova z.Greenway se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se e çmon pafundësisht përkushtimin e lartë të SHBA-ve për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje që ka hapur rrugën e prosperitetit ekonomik e ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.”, shkroi ajo mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version