UBT News

Diskutimi për Asociacionin, marrin pjesë përfaqësues të institucioneve e të partive politike

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë po diskutohet çështja e Asociacionit ku pjesëmarrës janë përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në vend.

Diskutimi po zhvillohet pa media dhe vjen pas ftesës që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, u ka bërë përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe politikanëve.

Në këtë takim po marrin pjesë Bekim Vela nga Presidenca, Ilir Kërçeli nga Kuvendi, Luan Dalipi nga Zyra e Kryeministrit si dhe ministrat Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Emilija Rexhepi dhe Nenad Rashiq.

Diskutimi për Asociacionin pritet të zgjasë deri në ora 12:00, ndërsa nuk dihet a do të ketë deklaratë për media.

Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë. Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asocaciacionit onit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Aty u tha se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republinës se Kosovës. Sipas draftit, asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit ne përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version