UBT News

Diskutimet me Rusinë “vazhdojnë”, thotë këshilltari presidencial i Ukrainës

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se konsultimet ishin “në vazhdimësi” për një udhërrëfyes të mundshëm drejt paqes, por shtoi se një pikë pengesë mbetet numri i vendeve që do të vepronin si garantues të sigurisë për Ukrainën.

“Konsultat se cilat detyrime ligjore duhet të bëhen, si do të jetë në kushtet e një traktati shumëpalësh janë duke vazhduar tani”, tha ai në komentet televizive.

“Ne duhet të kuptojmë se rusët kategorikisht nuk duan të rrisin numrin e vendeve që mund të jenë garantues të sigurisë. Është e rëndësishme për ne që të kemi sa më shumë nga ato vende të jetë e mundur”, shtoi ai.

Në një takim të fundit në Stamboll midis ekipeve ukrainase dhe ruse, negociatorët arritën marrëveshje shumë paraprake për mundësinë e statusit neutral për Ukrainën, por të mbrojtur nga garancitë ndërkombëtare të sigurisë.

Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave e përshkroi procesin e negociatave si në një “rrugë qorre”, por Podolyak tha se puna ka vazhduar, transmeton CNN.

Exit mobile version