UBT News

Disidentët kolumbianë rrëmbejnë 29 anëtarë të forcave të sigurisë

Në një sulm nga disidentët kolumbianë FARC në dy lokacione në provincën Kauca, u rrëmbyen 29 anëtarë të forcave të sigurisë kolumbiane, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Incidentet ndodhën në El Plateado, ku forcat e sigurisë kanë kryer një ndërhyrje prej muajsh kundër grupeve të armatosura , dhe La Hacienda, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, raportoi Reuters.

Jeta dhe siguria e anëtarëve të rrëmbyer të forcave të sigurisë janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që kryen këtë krim të urryer,” tha ministria.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez tha se dy rrëmbyes, dyshohet se ishin pjesë e FARC, ishin identifikuar dhe se ata ishin të veshur me rroba civile në momentin e incidentit dhe “përdornin vendasit” për të sulmuar policinë, sipas gazetës kolumbiane Tiempo.

Thuhet se militantët e FARC po kërcënojnë vendasit me ndëshkim ose dëbim nga ajo pjesë e Kolumbisë nëse nuk bashkëpunojnë për të parandaluar praninë e ushtrisë kolumbiane në ato territore.

Exit mobile version