Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Kosovës se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, disa zyrtarë të kësaj Qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë, për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
“Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim./UBTNews