Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur para mbrëmjes të së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.
Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë sot (e martë) që nga orët e hershme të mëngjesit.