Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se disa vende si India, Vietnami dhe Afrika e Jugut nuk kanë kritikuar Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë, sepse mendojnë se parimet ndërkombëtare nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.
“Kur flas me liderë nga ato vende, shumë më sigurojnë se nuk po vënë në dyshim parimet themelore të rendit tonë ndërkombëtar. Ajo me të cilën ata po luftojnë është zbatimi i pabarabartë i këtyre parimeve”, tha ai gjatë një fjalimi në Berlin.
“Ajo që ata presin është përfaqësim në kushte të barabarta dhe një fund të standardeve të dyfishta perëndimore”, shtoi ai./UBTNews/