Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton se për shkak të disave punimeve teknike në Vragoli, Sllatinë dhe Parkun e Biznesit, këto pjesë do të mbesin pa ujë, nga data 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020.
“Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00. Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a.”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./UBTNews