UBT News

Ushtarë amerikanë do të vijnë në Kosovë

Disa ushtarë amerikanë do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ata kanë përfunduar trajnimet në Iowa dhe do të nisen drejt Kosovës.

Ushtria amerikane e ka konfirmuar këtë me anë të një shkrimi në Twitter.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Iowa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version